Futboll

Shorti i Kupës së Amerikës, Argjentina në grup ‘ferri’

Këtë të premte është hedhur shorti për “Copa America 2019”. Kompeticioni i këtij viti është unik, pasi për herë të parë do të marrin pjesë dy ekipe që nuk ndodhen në kontinentin amerikan. Përveç 10 ekipeve kombëtare nga Amerika Qendrore do të jenë edhe Japonia dhe Katari. Më herët me statusin e të ftuarit në “Conmebol” tradicionalisht kanë marrë pjesë SHBA dhe Meksika. Ky vendim i organizatorëve është bërë me qëllim për të rritur përfitimet nga tregjet komerciale në Azi dhe Lindjen e Mesme. Ky edicion do të luhet në Brazil që do të vërë në përdorim pjesën më të madhe që u ndërtuan dhe u rikonstruktuan për kampionatin botëror të vitit 2014.

https://twitter.com/CopaAmerica/status/1088578077062508545

Në Brazil është hedhur edhe shorti, aty ku Kili, kampionia në fuqi e “Copa America”, është shortuar në Grupin C, bashkë me Uruguain, Japoninë dhe Ekuadorin. Për “Selesao” do të jetë një grup i lehtë në letër bashkë Perunë, Venezuelën dhe Bolivinë edhe pse surprizat nuk mund të përjashtohen.

Sakaq nuk ka qenë me kaq shumë fat Argjentina në këtë short. Kombëtarja e Mesit do të jetë në grupin më të fortë së bashku me Kolumbinë, Paraguain dhe Katarin. Dy kombëtaret amerikano latine, Kolumbia dhe Paraguai do të rivalizojnë shumë me Argjentinën për dy vendet e parë dhe nga Katari pritet vetëm të bëjë një përfaqësim simbolik.

Kopa Amerika starton më 14 qershor, ndërsa finalja është parashikuar të luhet më 7 korrik, në mitikun “Maracana”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë