Gazeta Si - Në Nion është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve. Spanja do të përballet me Italinë më 15 qershor, në orën 20:45, në Holandë. Gjysmëfinalja tjetër është Kroaci-Holandë dhe luhet më 14 qershor në Roterdam.
Stadiumi "De Kuip" i Roterdamit do të presë edhe finalen, e programuar për të dielën e 18 qershort, në orën 20:45.

Goglat janë tërhequr në short nga Uesli Shnejder, ish-lojtari i Interit të tripletës. Italia ka një mundësi ‘hakmarrjeje’ ndaj Spanjës për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve që u luajt në ‘San Siro’ në tetor të 2021-shit. Ajo ndeshje u fitua nga spanjollët 2-1, me dopietën e Ferran Torres. Për Italinë shënoi Lorenco Pelegrini.
Italia është kualifikuar për herë të dytë radhazi në fazën finale të Ligës së Kombeve, ashtu si dhe Spanja, që tashmë drejtohet nga Luis de la Fuente. Holanda kthehet në lojë për trofeun pas finales së 2019-ës, kurse Kroacia debututon në këtë kompeticion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.