Futboll

Shorti i Europa League, sfida të lehta për ekipet e mëdha

Është hedhur këtë të hënë në Nion të Zvicrës shorti për fazën e 1/16 të Europa League. 24 ekipeve të kualifikuara nga grupet e Ligës së Europës i janë bashkuar edhe 8 ekipe nga Liga e Kampionëve, duke formuar 16 ciftet që do të luajnë në këtë fazë.

Nga goglat e tërhequra në Nion nga ish-futbollisti Rikardo Karvaljo dhe futbollistja Celia Sasic janë evituar përplasjet e ekipeve të mëdha. E vetmja ndeshje që ka vënë përballë dy ekipe pretendente, është ajo mes Lacios dhe Seviljas. Sakaq ekipet e tjera të mëdha në letër do të kenë përballje lehtë të kalueshme. Arsenali do të përballet me bjellorusët e Bate Borisov, ndërsa Çelësi do të luaj kundër suedezëve të Malmo. I mirë ka qenë ky short për italianët e Champions Inter dhe Napoli.

Ziklatërit do të përballen me Rapidin e Vjenës, ndërsa Napoli do luaj kundër Zyrihut. Dy përballje shumë të forta në këtë fazë do të jenë edhe ato mes Gallatasaraj – Benfika dhe Sporting Valencia.

Të gjitha përballjet e Europa League në fazën e 1/16

ë

Para shortit të 32 ekipet ishin të ndara në dy vazo:

Ekipet e vazos së parë
Napoli, Inter, Valencia, Benfica, Bayer Leverkusen, Salsburg, Zenit, Dinamo Zagreb, Arsenal, Betis, Villareal, Eintraht, Genk, Sevlija, Dinamo Kiev, Çelësi.

Ekipet e vazos së dytë

Viktoria Plzen, Klab Bryzh, Shakhtar, Galatasaraj, Zyrih, Sëlltik, Slavia Praga, FenerbaÇe, Sporting Lisbona, Olympiakos, Rapid Viena, Lazio, Malmo, Krasnodar, Rene, Bate Borisov.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë