Kombetarja

Shorti i Euro 2025, Shqipëria U-21 në grup me Zvicrën dhe Rumaninë

Gazeta Si – Kuqezinjtë e Shpresave kanë mësuar sot kundërshtarët e fazës eliminatore të Europianit 2025. Në Nion është hedhur shorti dhe Shqipëria e trajnerit Bushi ka rënë në Grupin E, bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Një short i pranueshëm për Kombëtaren U-21, që ka shansin të bëjë hapa përpara këtë herë. Ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 do të fillojnë më 20 mars 2023 dhe do të përfundojnë më 15 tetor 2024.

Grupet e fazes eliminatore te Euro 2025. Gazeta Si, 2 shkurt 2023

Gy kokat e grupit janë Rumania dhe Zvicra, që marrin pjesë edhe në fazën finale të Europianit 2023, që zhvillohet këtë verë, në qershor-korrik. Për caktimin e datave dhe orareve të ndeshjeve në grup do të diskutohet mes përfaqësueseve të kombëtareve.

Shqipëria U-21 ka si objektiv kualifikimin për herë të parë në Euro 2025, që zhvillohet në Sllovaki. Në fazën eliminatore marrin pjesë 53 skuadra, të ndara në 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5.

Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të kualifikueseve dhe tre vendet e dyta më të mira kalojnë direkt në fazën finale të turneut. Gjashtë vendet e tjera të dyta përballen në play-off për tre ‘biletat’ e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë