Futboll

Shorti i Championsit/ Juve ndaj PSG-së, Levandovski përballë Bajernit dhe Interit

Gazeta Si – Në Stamboll sapo është hedhur shorti i fazës në grupe të Ligës së Kampionëve. Goglat janë hapur nga ish-futbollistët Jaja Ture dhe Hamit Altintop.

Kampionët në fuqi të Real Madridit kanë rënë në Grupin F, ku bën pjesë edhe Lajpcigu, Shakhtari dhe Selltiku.

Juventusi nuk pati shumë fat, pasi ra në Grupin H, me PSG-në si kokë grupi, por edhe me Benfikën dhe Makabi Haifa .

Fat më të keq pati Interi, që ra në Grupin C, me dy kundërshtarë kalibri, si Bajern Mynih dhe Barcelona, në ‘luftë’ për Levandovskin deri pak kohë më parë.

Milani ra në Grupin E me Çelsin dhe dy kundërshtarë të lehtë, si Salcburg dhe Dinamo Zagreb..

Janë 32 skuadra pjesëmarrësëe, që para shortit ishin të ndara në 4 vazo. Ato u ndanë në 8 grupe me nga 4 skuadra. Nuk lejoheshin të binin në të njëjtin grup dy skuadra të të njëjti vend.

Ndarja e vazove. Gazeta Si, 25 gusht 2022

Dy futbollistët e vetëm kuqezi që marrin pjesë në këtë kompeticion janë Kristjan Asllani me Interin dhe Kristi Qose me Viktoria Plzen. Të dy do takohen, pasi ranë në të njëjtin grup.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë