Futboll

Shorti i Champions përplas Junajtid me Barçën, shpëton Juve

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Goglat e tërhequra nga ish-portieri i Interit, Julio Sezar ka rezervuar disa përballje interesante edhe pse disa nga ndeshjet e forta janë shmangur.

Juventus do të sfidojë Ajaksin në çerekfinale. Në ndeshjen e parë torinezët i presin në shtëpi holandezët dhe sfida e dytë luhet në “Johan Krojf Arena”. Në fazën gjysmë finale në rast të një kualifikimi të mundshëm, bardhezinjtë do të ndeshen me ekipin fitues të çiftit, Mançester Siti – Totenham. Skuadra e Guardiolës do të luaj në këtë fazë me ekipin Poçetions, që e ka mundur më herët gjatë kampionatit.

Ndërkohë përballja më e fortë e kësaj faze do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid. Ndeshja e parë do të luhet në “Cam Nou” dhe kthimi në “Old Traford”. Fituesi i kësaj përballje në fazën tjetër do të luaj me fituesen e çiftit Liverpul – Porto. “The Reds” e Klop ia dolën që në këtë fazë të shmangin një ekip të madh, por sfida e fortë i pret në gjysmëfinale, pasi si Barça ashtu edhe Junajtid nëse do të kalojnë këtë raund do të kenë pretendimet për t’i shkuar këtij kompeticioni deri në fund.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më datat 9 dhe 10 prill, ndërsa ato kthimit më 16 dhe 17 prill. Sakaq faza gjysmë finale e Ligës së Kampionëve do të luhet më datat 30 prill dhe 1 maj dhe ndeshjet e kthimit më 7 dhe 8 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë