Futboll

Short i hekurt për italianet, goglat përkëdhelin ekipet angleze

Është hedhur sot në Monako shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Goglat e tërhequra nga ish-mesfushori holandez, Uesli Snejider kanë rezervuar 8 grupe tejet interesante.

Ekipet italiane janë ato që do duhet të përballen me grupet më të forta. Edhe tre ekipet e mëdha spanjolle, Barça, Reali dhe Atletiko nuk kanë pasur shumë fat në shortin e hedhur sot. I ndryshëm diskutimi për ekipet angleze, të cilat i kanë shmangur grupet e forta dhe në letër i kanë shanset ideale për të avancuar në fazën e 1/16.

Kështu në grupin A, goglat bën bashkë PSG, Real Madrid, Club Brugge dhe Galatasaray.  “Los Blancos” dhe francezët shikohen si pretendentët në këtë grup, por sigurisht pa përjashtuar surprizat.

Në grupin B, do të jenë Bayern Mynih, Tottenham, Olympiacos dhe Crvena zvezda. Kampionët gjermanë dhe londinezët janë dy të parat, por as edhe dy ekipet ballkanike nuk duhen nënvlerësuar.

Në grupin C,  Man. City  Guardiolës mund të ndihet me fat, pasi rivalë do të ketë  Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb  dhe Atalanta.

Në grupin D, shorti ka vendosur bashkë Juventus, Atlético, Leverkusen  dhe Lokomotiva e Moskës. Kampionët e Italisë dhe skuadra e Simeones duhet të kenë kujdes, pasi si Leverkusen dhe ruset e Lokomotivës janë ekipe që do të provojnë të bëjnë sa më mirë.

Në grupin E, do të jenë Liverpool, Napoli, Salzburg dhe Genk. Kampionët në fuqi gjejnë sërish në grupe Napolin e Sarrit që  e kishte edhe vitin e shkuar. Të dyja nuk pritet të kenë shumë probleme për të kaluar në fazën e 1/16.

Në grupin F, ose siç ndryshe ka filluar të quhet, “grupi i ferrit” do të jenë Barcelona, Dortmund, Inter dhe Sllavia e Pragës. Ky grup është i paparashikueshëm, pasi të treja ekipet e mëdha do të kërkojnë të kalojnë në fazën tjetër.

Në grupin G,  do të jenë Zenit, Benfica, Lyon dhe Lajpzig. Ky është grupi më i lehtë në letër dhe i vetmi ku nuk është vendosur asnjëra prej ekipeve “big” të Europës.

Në grupin H, gjithashtu pritet një garë shumë e fortë, teksa bashkë me Chelsea do të jenë edhe  Ajax, Valencia dhe Lila.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë