Kosova

Shoqata e Gastronomëve letër qeverisë: Punë sipas rregullave të shteteve fqinje ose na shlyeni qiratë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka shkruar një letër të hapur për kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Financave Hekuran Murati, si dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi ku kërkon lejimin e punës sipas rregullave që aplikohen në shtetet fqinje ose në të kundërt mbështetjen me detyrimet e qirasë.

Sipas tij, miliona euro tatime derdhen direkt e indirekt si zinxhir në arkën e shtetit nga gastronomia.

Ai shkruan se afro 3000 punëtorë po përballen me krizë të madhe ekonomike dhe po u mohohet e drejta për jetë e pa të ardhura për shkak të vendimeve që janë marrë në Kosovë kundrejt situatës pandemike.

Më tej ai thotë se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të karakterizuar ekonominë e tyre në tregti e shërbime, dhe pothuajse të gjitha po kujdesen për mirëqenien e tyre prandaj në një situatë të tillë Kosova duhet të vijojë t’i ruajë me kujdes pikat e saja më të forta.

“Bëhuni shok i mirë i ekonomisë, na e hapni të paktën një derë të rrugëdaljes nga kjo fatkeqësi.

Ne shprehim gadishmërinë tonë për respektimin e masave për parandalimin dhe shpërndarjen e virusit, në të kundërt presim nga ju përkrahjen tuaj direkte për ne nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, gjë e cila edhe na takon.”-shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë