Sociale

Shoferit i bie të fikët në timon, aksidentohet autobusi i linjës së ‘Unazës’ në Tiranë

Një autobus është aksidentuar në Tiranë, paraditen e kësaj të diele. Në Rrugën Ferid Xhajko afër 5 Majit, autobusi i linjës së Unazës së Re ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.

Sipas policisë, shoferit i autobusit të aksidentuar ka humbur ndjenjat, ndaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të transportit publik dhe është përplasur.

Autobusi ka pasur pak pasagjerë dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë