Sociale

Shkurti rekord infektimesh dhe vdekjesh/ Rakacolli: Ndër shkaqet, qarkullimi i varianteve të reja

Zëvëndësministrja Mira Rakacolli ka deklaruar se beson që në vend qarkullojnë edhe variantet e reja, një shkak ky që Shkurti u mbyll me shifra të larta fatalitetesh dhe infektinesh.
Në një intervistë për mediar Rakacolli tha se edhe variantet e reja të koronavirusit, që ka transmetueshmëri më të lartë.
"Varianti britanik është më infektiv, mund të infektojë 4-5 njerëz, ndryshme nga i pari që mund të infektonte 1-2 njerëz. Gjithashtu, duhet thënë që edhe njerëzit, të lodhur nga pandemia, nuk i respektojnë masat. Janë një grup shkaqesh, që çuan në këtë bilanc. Të mos harrojmë që edhe stina e dimrit e rrit infektueshmërinë," është shprehur Rakacolli.
Për sa i përket vërtetimit nëse qarkullojnë këto variante në vendin tonë, Rakacolli u shpreh se kërkojnë përgjigje me insistim, por ende verifikimi është në proces nga palët e huaja.
"Ne mendonim se do i kishim përgjigjet që në javën e fundit të shkurtit, menduam që do i kemi këto dy ditë, por të presim tani. Ne marrim edhe dy herë në ditë në telefon këtë laborator. Nuk varet më asgjë nga ne," ka shtuar Rakacolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë