Moti

Shkurti mbyllet me vranësira por temperaturat janë të larta

Nga Gazeta 'Si'-Mëngjesi i së hënës do të vijojë me vranësira të dendura dhe reshje të izoluara në pjesën më të madhe të territorit por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin Verior dhe Verilindor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Java

Kjo javë do të jetë kryesisht në kushte të qëndrueshme atmosferike. Deri të mërkurën do të ketë kthjellime me vranësira kalimtare ndërsa të enjten do ketë shtim të tyre. Reshjet do të jenë të pakta në jug dhe juglindje ndërsa të premten do të preket i gjithë territori.

Parametri i erës do të jetë problematik në pjesën e parë të javës, sidomos në orët e vona të mbrëmjes, ku herë pas here do të kemi fuqizim të saj duke shkuar në mbi 50 km/orë për shkak se jemi ende nën ndikimin e qarkullimit të maave ajrore nga jugu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë