Dihet që arbitrimi është një nga problemet më të mëdha të futbollit shqiptar. Por nëse në kategorinë Superiore, gabimet e arbitrave janë më të pakta kohët e fundit, në kategoritë inferiore vijon estrada dhe gabimet trashanike. Rasti më i fundit ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Shkumbinit dhe Delvinës. Klubi peqinas është në grupin e jugut në Kategorinë e Dytë dhe këtë sezon kërkon ringjitjen në Kategorinë e Parë.
Në ndeshjen e fundit në transfertën e Delvinës, peqinasit u ndalën në barazim 1-1 dhe si pasojë humbën kreun e grupit, ku në vendin e parë u ngjit Devolli. Por në një reagim përmes rrjeteve sociale, klubi i Shkumbinit denoncon arbitrin e kësaj ndeshje, Blerim Ziri. Kryesori nga Fushë-Kruja cilësohet si vegël e FSHF nga Shkumbini, duke i cilësuar vendimet e tij në këtë ndeshje si skandaloze.
Postimi i plotë i Shkumbinit në facebook:
Shikojeni Miq , kete maskarade te kryesorit Zili qe vetem arbiter nuk mund te quhet , por qe dihet tashme qe zbaton urdherat nga siper dmth nje vegel e nje zar i krye kancerit .
Eshte poshtersi qe mos ndeshkohen te tilla faulle .
1. Faulli i lojtarit me nr 11 te vendasve nuk vlersohet as per karton te verdhe nga kryesori ( nuk e dime cfare duhet me shume)
2. Ketu portieri 1.5 metra i vendasve qe deri tek mesi i vjen Daniel Ramazanit i duket vetja se eshte ne ring duke boksuar e jo ne nje ndeshje futbolli ( KARTON I KUQ I PASTER , POR JO PER ARBITRIN)
3. Pasi lojtari me nr 7 i vendasve merr kartonin e verdhe pak minuta me vone shikoni ate goditje ne barke alla karate ndaj lojtarit tone , por qe per gjyqtarin nuk ka asnje karton ( MINIMUMI DUHEJ I VERDHE DHE AUTOMATIKISHT ISHTE I KUQ , PASI ISHTE I VERDHI I DYTE)
KETU JEMI NGA FILLIMI I NDESHJES , REZULTATI 0-0 , IMAGJINONI SESI ARBITROHET PASI SHENUAM NE.CDO KOMENT ESHTE I TEPERT PERBALLE KETYRE FAKTEVE...
Vlen të theksohet se Shkumbini ishte nga të vetmet klube që vitin e shkuar në zgjedhjet e FSHF-së doli hapur kundër presidentit Armando Duka. Disa herë drejtuesit e këtij ekipi janë shprehur se ndaj tyre FSHF ka mbajtur një standard ndryshe për shkak të votës së tyre kundër zgjedhjet e vitit të shkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.