Sociale

Shkollat hapen vetëm për maturantët, të tjerët mësim në shtëpi

Nga data 18 maj deri 5 qershor shkollat do të rihapen vetëm për maturantët të cilët do të zhvillojnë nën masa strikte vetëm lëndët e maturës shtetërore. Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2371119329853334/

“Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12, maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve", tha Shahini.
“Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit.
Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë.
Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18- maj -5 qershor. ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online.
Klasa e 1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët", tha Shahini.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për shkollat:
- Nga data 18 maj deri në 5 qershor hapen shkollat për maturantët me rregullat e distancimit
- Nga data 8 deri në 18 qershor provimet e maturës
- Te provimet e maturës nuk do të përfshihen temat e zhvilluara në kushte shtëpie
- Provimet e klasës së 5-të dhe të 9-të do të anulohen
- Mësimi për klasat, nga e para deri te e 11-ta vazhdon deri në 29 maj nga shtëpia
- Dy javët e para të qershorit mësuesit do të nxjerrin notat
- Kush do të përsërisë vitin shkollor të lajmërojnë
- Në shtator do të përsëriten të gjitha temat që janë zhvilluar online

Ministrja Shahini tha se në shtator do të bëhet përsëritja e mësimeve online përpara se të vazhdohet me kurikulën e vitit të ri shkollor 2020-2021. “Shtatori do të nisë me përsëritjen e temave të zhvilluara nga shtëpia me mësimin online, para se të vijohet me kutikulën e viti të ri 2020-2021”, tha ajo. Sipas Shahinit, nëse prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të përsërisin këtë vit shkollor, e kanë të lejueshme, por duhet të njoftojnë më herët. E njëjta thirrje - sipas saj - vlen edhe për maturantët.

"Puna do të fokusohet te matura, drejtorët do të hartojnë programin për maturën. Provimet e maturës nuk do të përfshijnë temat e zhvilluara në kushte shtëpie. Nga data 8 dhe 18 qershor do të zhvillohen provimet me rregulla strikte. Do të ketë lehtësira në përmbajtjen e provimit, por zero tolerancë. Nxënësit të mos vijnë me telefon në provim", tha ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë