Ndërsa nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Shupenzë bëjnë mësim në një ndërtesë që nuk ka asnjë kusht higjenik, tavani po shembet dhe nuk ka as energji elektrike, as ujë dhe as tualete.
70 nxënës të ciklit të ulët në shkollën e fshatit Okshatinë në Bulqizë bëjnë mësim pa drita, ujë prej dy vjetësh.
Jashtë çdo lloj kushti higjenik në shkollë mungojnë edhe tualetet. ndërsa në njërën prej klasave edhe tavani është duke rënë.
Mësuesi Avni Mera, thotë se shkolla duhet meremetuar. “Shumë shërbime ne i bëjmë edhe vetë. Nuk presim vetëm ndërhyrje nga pushteti lokal”, shprehet Avni Mera, mësues.
Lyerja e shkollës bëhet nga stafi pedagogjik, por puna vullnetare për mirëmbajtje nuk mjafton pasi kjo godinë që quhet shkollë të mbahet në këmbë duhet ndërhyrja e institucioneve.
Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.