Sociale

Shkodra ashpërson masat, Bashkia: Monitorim tregjeve, qytetarët me maska!

Bashkia e Shkodrës ka ashpërsuar masat në qytet, pas rritjes së rasteve të të infketuarve me Covid-19. Vendimi i fundit i kryebashkiakest Voltana Ademi njofton për marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara në të gjithë qytetin e Shkodrës. Në qendër të vendimit janë tregjet e qytetit, ndërsa nuk përjashtohen as vetë qytetarët. Të gjithë banorëve të Bashkisë së Shkodrës u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vejake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjes së autorizuar për kryerjen e shërbimeve për familjen”, thuhet ndër të tjera në vendim.

VENDIMI I PLOTË:
"PËR MARRJEN E MASAVE SHTESË PËR KUFIZIMIN, MONITORIMIN DHE KONTROLLIN E LËVIZJEVE TË AUTORIZUARA TË TË GJITHË QYTETARËVE NË QYTETIN E SHKODRËS"
Njoftohen të gjithë banorët:

  1. Për marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:
    A. Në tregun pranë Merkatës së Rusit.
    Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregëtojnë sipas radhës më poshtë:
  2. Një ditë tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër tek.
  3. U kërkohet të gjithë tregëtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
    B. Në tregun Zdrale
  4. Ndalohet tregëtimi dhe hapja e tregut për një peiudhë dy - javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. ëkrkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.
    C. Të gjithë subjekteve tregëtare në Shkodër u kërkohet:
    • Respektimi i masave higjieno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambjentet e tregëtimit.
    • Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.
    • Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klentët.
    • Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
    D. Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.
    E. Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vejake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjëes së autorizuar për kryerjene shërbimeve për familjen.
    F. Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.
    G. Në rast moszbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat adminstrative përkatëse.
    H. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë!

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë