Shkencë

Shkencëtarët shpikin “drurin transparent” për ndërtesa ekologjike

Në një epokë ku ndërtimet kryen me anë të xhamave, çelikut dhe betonit, druri mund të duket paksa i tejkaluar për industrinë e ndërtimit. Por tashmë studiuesit thonë se kanë krijuar edhe një formë të drurit, për t’u përdorur për ndërtime të ndryshme, i cili do të jetë edhe transparent, por edhe do të ruajë nxehtësinë.
Studiuesit shprehen se materiali mund të përdoret në ndërtimin e shtëpive dhe ata shpresojnë të jetë i preferuar nga njerëzit për të kryer ndërtime, në mënyrë që të anashkalojnë materialet e tjera që dëmtojnë natyrën.

“Ne kemi përgatitur një material shumë funksional që mund të transmetojë dritën shumë mirë dhe gjithashtu të ruajë ngrohjen. I kombinuam këto dy funksione në një material të vetëm,” tha Celine Montanari studiuese në institutin e teknologjisë në Stokholm. Gjithashtu, ajo do të paraqesë projektin e saj në takimin ndërkombëtar në Shoqërinë Amerikane Kimike në Orlando.
Për të prodhuar materialin, ekipi preu fibra të vogla prej druri, duke i bërë ato sa më të holla. Më pas i leu me akrilik, i cili është i qëndrueshëm ndaj ujit dhe u përdor për të plotësuar boshllëqet e fibrës së hollë. Sipas Montanarit, akriliku jo vetëm që ndihmoi në ruajtjen e strukturës së drurit, por edhe bëri të mundur që të jetë transparente. Në fund mbi veshjen e akrilikut hodhi një tjetër substancë të quajtur polietileni glycil, i cili përputhet mirë më drurin. Gjithashtu, ka një veçori, kur nxehet, shkrihet duke shpërndarë energji, ndërsa kur ftohet është i ngurtë.

Ekipi thotë se materiali i ri me bazë kryesore drurin i cili bëhet transparentë kur është i ngrohtë, mund të përdoret për të bërë ndërtime që nevojiten për të thithur energjinë.
“Vetëm 100 gram polietilen glycil brenda këtij materiali, mund të thithe deri në 8.000 W nxehtësi që është e njëjtë me nxehtësinë që prodhon një llambë 1W në dy orë,” tha Monotanari.
Materialet që përmbajnë substanca që ruajnë ngrohjen në mënyrë të tillë nuk janë një ide e re për industrinë e ndërtimit. Ka lloje të ndryshme që ofrohen si një formë për të reduktuar konsumimin e energjisë. Por ekipi thotë se qasja e tyre është e ndryshme, sepse përdorimi i një materiali natyral siç druri nuk është përdorur asnjëherë më parë.
Megjithatë Montanari tha se kishte ende shumë punë për të bërë, duke rritur kështu prodhimin e materialit të ri e duke krijuar modele të ndërtesave, për ta krahasuar atë me çelikun dhe qelqin.
Mark Miodownik, një profesor i kimisë në universitetin e Londrës, i cili nuk është i përfshirë në këtë hulumtim u shpreh se materiali nuk do të ishte efikas, pasi druri nuk është një lëndë shumë e qëndrueshme.
“Ne kemi nevojë për materiale ndërtimi prej qelqi dhe çeliku, në mënyrë që më vonë t'i riciklojmë,” tha ai.
Ndër të tjera Miodownik u shpreh se materiale të tilla nuk janë një zgjidhje për problemin e mbrojtjes së mjedisit, pasi janë krijuar edhe në të kaluarën dhe nuk kanë pasur asnjë rezultat. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë