Shkencëtarët kanë arritur të çelin zog të gjallë nga një vezë plotësisht artificiale- duke shënuar një përparim që hap rrugën për ringjalljen e specieve të vdekura prej kohësh.
Ekspertët në Colossal Biosciences, kompania që planifikon të sjellë në jetë mamuthin leshator, kanë krijuar sistemin e parë të inkubacionit pa lëvozhë që pasqyron një vezë natyrale.
Ekipi ishte në gjendje të merrte embrione zogjsh të hershëm, t’i vendoste ato në një guaskë artificiale dhe t’i inkubonte për 18 ditë ndërsa zhvilloheshin.
Pasi zogjtë e vegjël ishin gati, ata çelën nga shtëpia e tyre komode dhe tani po jetojnë jetë të lumtur dhe të shëndetshëm.


Kompania tha se ky zhvillim shënon një moment historik.
Membrana e përshkueshme e këtij dizajni të ri lejon që oksigjeni të transferohet natyrshëm nga atmosfera në vezë.
Kjo pasqyron procesin e jetës reale të oksigjenit që hyn në guaskat e vezëve përmes poreve mikroskopike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje