Shendet

Shkencëtarët brazilianë zhvillojnë vaksinën kundër varësisë nga kokaina

Shkencëtarët në Brazil, konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës, kanë njoftuar zhvillimin e një trajtimi të ri inovativ për varësinë ndaj drogës dhe derivatit të tij të fuqishëm: Një vaksinë.

Me emrin “Calixcoca”, vaksina eksperimentale ka rezultuar e suksesshme në testet e kryera në kafshë laboratorike.

Deri më tani, rezulton se ilaçi i prodhuar, shkakton një përgjigje imune që parandalon kokainën të arrijë në tru, duke rritur shpresat e studiuesve për të ndihmuar përdoruesit të thyejnë “ciklin” e varësisë.

E thënë thjesht, ata që ishin të varur nga kokaina nuk janë më të varur nga ajo drogë e veçantë.

“Nëse trajtimi i vaksinës merr miratimin nga autoritetet kompetente, kjo do të jetë hera e parë që varësia ndaj kokainës do të luftohet me një vaksinë”, tha psikiatri Frederico Garcia, koordinator i ekipit që zhvilloi vaksinën në Universitetin Federal të Minas Gerais.

Ekipi që zhvilloi vaksinën fitoi vlerësimin kryesor javën e kaluar, me vlerë 500.000 €, në çmimet Euro Health Innovation for Medicine në Amerikën Latine, të sponsorizuar nga kompania farmaceutike Eurofarma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë