Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet identiteti i të plagosurve, ata janë shtetasit, Roland Çepaj, 28-vjeç dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj) rreth 40-vjeç, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.
Bëhet me dije se personat kane qenë brenda në lokal dhe ndaj tyre është shtënë nga jashtë lokalit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.
Njoftimi i Policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.