Sociale

Shkelja e afateve Shengen për shkak të koronavirusit, Franca e Gjermani nuk penalizojnë

Të gjithë shqiptarët që kanë udhëtuar në drejtim të Francës dhe Gjermanisë duke shfrytëzuar regjimin e lirë të vizave, por që kanë shkelur apo mund të shkelin afatin 3-mujor të qëndrimit nuk do të penalizohen.

Lajmi është dhënë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen”, thotë MEPJ.

I njëjti kusht për të mos u penalizuar kërkohet edhe prej autoriteteve franceze. Edhe këto të fundit nuk do të aplikojnë gjobat, apo ndëshkimet e tjera kufizuese të lëvizjes së lirë në zonën Shengen nëse dëshmohet se për shkak të koronavirusit qytetarët e kanë të pamundur që të rikthehen në Shqipëri.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, MEPJ bën me dije se autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet.

Gjithashtu, autoritetet franceze kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqëndrimi të vlefshme në Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë