Ka ndodhur

Shkaktuan dy aksidente me vdekje, arrestohen 2 drejtuesit e mjeteve

Gazeta Si – Policia ka arrestuar dy drejtues mjetesh që shkaktuan dy aksidente me pasojë vdekjen ditën e djeshme.

Në pranga ka rënë 70-vjeçari I.L., drejtuesi i automjetit që përplasi katër qyetatarët të martën që kishin dalë në rrugë pas një aksidenti tjetër dhe për pasojë humbi jetën G.M., drejtuesi i automjetit që kishte ndalur.

I. L., 70 vjeç, pasi mëngjesin e djeshëm, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 4 shtetas  që kishin ndaluar në rrugë, pas një aksidenti tjetër. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. M., drejtuesi i automjetit të ndaluar, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Po ashtu policia raporton se është arrestuar edhe shoferi 22-vjeçar që aksidentoi për vdekje në Thumanë këmbësorin 36-vjeçar.

“D. S., 22 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Thumanë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin G. Gj., 36 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën; 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë