Moti

Shi gjithë javën. Temperaturat të premten, nën zero

Gadishull i Ballkanit po ndikohet nga një zonë me presion të ulët atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në detin Mesdhe e cila, gradualisht do t’i afrohet vendit tonë në fillimin e javës, ku parashikohen reshje shiu intensive.
Ditën e diel moti do të mbetet i vranët me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar, në zonën veri perëndimore, temperaturat kanë pësuar rritje si pasojë e masave ajrore të ngrohta mesdhetare.

zonat malore 5-13 gradë
zonat e ulëta 8-18 gradë
zonat bregdetare 12-20 gradë

Në fillimin e javës i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu intensive, ku aktivitetin kryesor do ta kenë në jug të vendit. Moti i paqëndrueshëm me reshje shiu do të na shoqërojë deri në mesin e javës.
Duke nisur nga dita e enjte reshjet do të ndërpriten, por do të kemi rënie graduale të temperaturave pasi do të aktivizohen masa ajri të ftohta kontinentale.

Ditën e premte termometri minimal në mëngjes do të zbresë në -5 gradë celsius në zonat malore, edhe mesdita do të jetë e ftohtë ku termometri maksimal nuk do ti kaloj 15 grade celsius në zonat e ulëta dhe bregdet.
Data 1 dhjetor është fillimi i dimrit meteorologjik, moti parashikohet i qëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes dhe relativisht të ngrohta në mesdite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë