Moti

Shiu dhe stuhia na “pushtoi” papritur

Dita e sotme në vendin tonë ka nisur me stuhi përgjatë ultësirës perëndimore për shkak të masave ajrore të paqëndreshme të freskëta veriperendimore, zona lindore do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Meterologja e Gazetës "Si" thotë se temperaturat do të jenë:

Në zonat malore 13-28 gradë celsius.

Në zonat e ulëta 17-31 gradë celsius.

Në zonat bregdetare 19-31 gradë celsius. Era do të jetë në jugperendim me shpejtësi deri 15 m/sek në bregdet. Dita e Mërrkurë moti do të vazhdojë i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu me stuhi të përqendruara kryesisht në Jugperendim. Temperaturat do të jenë me rënie në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë