Futboll

Shitja e Çelsit në rrezik, mungojnë garancitë nga Abramoviç

Gazeta Si - Shitja e Çelsit është vënë në rrezik. Një burim qeveritar tremb tifozët e bluve të Londrës në këtë moment. Sipas tij, pa një licencë speciale, klubi nuk mund të shitet.

Mund të bjerë poshtë shitja e klubit të Çelsit te fondi amerikan i drejtuar nga Todd Boehly. Palët arritën ditë më parë një akord për 5 miliardë euro, por me sa duket, jo gjithçka ka përfunduar.

Roman Abramoviç. Gazeta Si, 17 maj 2022

Një burim pranë qeverisë britanike i ka shpjeguar “BBC”-së rrezikun e prishjes së marrëveshjes: “Kanë mbetur ende dy pika të rëndësishme: ku do të shkojnë ekzaktësisht të ardhurat nga shitja e Çelsit dhe çfarë garancish ligjore i jepen qeverisë për paratë e destinuara për bamirësi”.

Në këtë pikë, historia mund të mos mbyllet brenda këtij muaji, kur është edhe limiti për shitjen e Çelsit. Licenca speciale, e nevojshme për të lejuar shitjen e klubit londinez te bashkëpronari i Los Anxheles Doxher, mund të vonojë.

Roman Abramoviçit iu bllokuan pasuritë nga qeveria britanike, për shkak të luftës në Ukrainë. Ai nuk ka dhënë ende të gjitha garancitë për destinacionin e shumës që do të përfitojë nga shitja e klubit.

Në anën tjetër, nëse nuk shitet, klubi rrezikon të mbetet i bllokuar edhe në merkaton e verës, para sezonit të ri. Situata mbetet ende e komplikuar te blutë e Londrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë