Futboll

Shiti dy lojtarë, Partizani përforcohet me një sulmues që vjen nga Holanda

Gazeta Si – Lëvizje te Partizani, në dalje dhe në hyrje. Klubi i kuq ka kompletuar shitjen e Xhuljano Skukës te Metz në Francë dhe Eneo Bitrit në Çeki, te Banik Ostrava. Në anën tjetër, ka bërë një përforcim në sulm, ku ka afruar Fabian Shahajn.

“Partizani zyrtarizon afrimin e Fabian Shahaj në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin holandez ADO Den Hag për huazimin e sulmuesit 20-vjeçar. Shanaj, i cili ka qenë edhe pjesë i ekipit tonë përfaqësues U-19, me Partizanin do të provojë eksperiencën e parë në kampinatin tone”, - shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Shahaj ka lindur në Holandë dhe është formuar te skuadra e Den Hag. Ai vjen te Partizani në formë huazimi nga klubi holandez. Tani duhet të fitojë besimin e trajnerit Kolela për të luajtur titullar me fanellën e kuqe.

Partizani, pas shitjes së Skukës, kishte nevojë për një sulmues qendre dhe tani mbetet të shihet, nëse Shahaj mund ta përballojë apo jo peshën që mbante më parë dibrani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë