Është shitur në një ankand në Nju Jork për shifrën e 819.273 eurove, shumë më e lartë se shifra fillestare, koleksioni i vizatimeve, skicave dhe pikturave të realizuara nga legjenda e boksit botëror, Muhamed Ali.
Boksi, por edhe të drejtat civile, paqja në botë dhe humanizmi janë temat që Ali kishte më shumë për zemër.
Pjesa meë vlerën më të madhe ishte një vizatim me penel i vitit 1978, i titulluar “Sting like a bee” (thumbo si bleta), i marrë nga fraza e famshme e Ali “Float like a butterfly sting like a bee”. Kjo pjesë është shitur për shifrën e 366.585 eurove.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.