Ka ndodhur

Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen 5 të rinj në Tiranë

Gazeta Si - Pesë të rinj të moshave nga 16 deri në 20 vjeç, janë arrestuar në Tiranë, pasi shisnin drogë në afërsi të shkollave.

Në vijim të hetimeve në kuadër të operacionit “Tempulli”, policia ka siguruar informacion se këta persona shisnin lëndë narkotike kanabis në afërsi të shkollave në zona të ndryshme të Tiranës.

Personat në fjalë, dy 19 vjeç, një 18 vjeç, 20 vjeç dhe 16 vjeç, u arrestuan në afërsi të shkollës në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 163 doza kanabis gati për shitje. Sipas policisë, të rinjtë e siguronin drogën në sasi dhe pasi e ndanin në doza e shisnin pranë shkollave.

Lënda narkotike, një grirëse metalike dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë