Ka ndodhur

Shisnin bileta deri 400 euro për ndeshjen me Çekinë, nën hetim 4 persona në Tiranë

Gazeta Si - Katër persona janë vënë nën hetim në Tiranë, pasi reklamonin në rrjetet sociale dhe shisnin online me anë të mashtrimit, bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki. Sipas policisë, çmimet shkonin deri në 400 euro, ndërsa autorët janë identifikuar.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. A., 35 vjeç, R. H., 22 vjeç, A. O., 31 vjeç dhe E. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime që shkonin deri në 400 euro”, - njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë