Futboll

Shishe plastike drejt trajnerit Klop, fajin e ka goli i anuluar

Gazeta Si – Një episod i pakëndshëm ndodhi në derbin mes Liverpulit dhe Evertonit në Premier Ligë. Menjëherë pas anulimit të golit të Evertonit nga VAR-i për pozicion jashtë loje të Coady, një shishe plastike u hodh nga tribuna kryesore drejt Jurgen Klop.

Por në Angli nuk të falin dhe autori është nxjerrë menjëherë jashtë stadiumit. Klubi i Evertonit ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me policinë e Merseyside, nëse vendos që çështja të vazhdojë më tej.

Reagimi i Klop pas episodit. Gazeta Si, 4 shtator 2022

Pas ndeshjes, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, deklaroi: "Nuk e pashë në atë moment, por ja po e shoh tani, sepse është ende në 'skenën e krimit'. Mendova se mos ishte një shishe qelqi dhe atëherë do të ishte vërtet e rrezikshme. Nuk ishte kështu, ishte plastike".

Derbi përfundoi në barazim 0-0 dhe tashmë pozitat e trajneri gjerman janë lëkundur disi, pasi starti i sezonit është larg pritshmërive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë