Katar 2022

“Shiriti-ylber është mesazh përçarës, një sulm kundër vlerave islamike!”

Gazeta Si – Debati i shiritit-ylber në Botëror vazhdon të jetë mjaft i nxehtë. Kreu i komitetit organizator të Kupës së Botës në Katar, Hasan Al-Thauadi, i ka akuzuar skuadrat që donin ta mbanin shiritin-ylber për një ‘mesazh përçarës’ ndaj botës islamike dhe arabe.

Komenti i tij ka ardhur pasi zëvendëssekretari i sportit në Angli, Stjuart Endrju, ka pohuar se do të mbajë shiritin ‘OneLove’, në mbështetje të të drejtave të komunitetit Lgbtq+. Endrju do të jetë sot në tribunë për ndeshjen Angli-Uells në Doha.

Hasan, Al-Thauadi, kreu i komitetit organizator të Kupës së Botës. Gazeta Si, 28 nëntor 2022

Al-Thauadi, sipas ‘The Guardian’, është shprehur se shiriti-ylber është një problem, sepse konsiderohet një sulm ndaj vlerave islamike në një vend islamik, që pret një event kaq të rëndësishëm.

“Nëse vjen në Katar dhe bën një deklaratë të tillë, - ka thënë Al-Thauadi, - atëherë kam një problem që i takon faktit të thjeshtë se kjo është një pjesë e botës që ka bashkësinë e saj të vlerave. Nuk po flas për Katarin në veçanti, por për botën arabe”.

Më tej, kreu i komitetit organizator të Kupës së Botës ka shtuar: "Për mua, nëse vjen në Katar dhe bën një deklaratë adresuar këtij vendi dhe rrjedhimisht edhe botës islamike, atëherë po jep një mesazh shumë përçarës".

Britaniku Endrjus, i cili është homoseksual, e ka përkufizuar ‘të padrejtë’ vendimin e FIFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë