Media Galeri

Shirat përmbytën gjithçka, çifti shkon në dasmë me… tenxhere

Një çift indian mbërriti në dasmën e tyre me një mjet aspak të zakonshëm. Pasi shirat e shumtë përmbytën gjithë vendin, çifti zgjodhi të shkonte në dasmë me një tenxhere gatimi.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë të porsamartuarit të cilët qëndrojnë brenda tenxheres ndërkohë që dy burra dhe një fotograf i lëvizin nëpër rrugët e përmbytura.

Çifti thuhet se e mori tenxheren nga një tempull lokal, duke shtuar se ishte “opsioni i vetëm” i disponueshëm.

Edhe pse përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktuan shumë dëme, çifti nuk donte të shtynin dasmën dhe vendosën të provojnë të vetmen mënyrë që kishin për të lëvizur.

“U kthye në një martesë të veçantë”, tha nusja.

Sipas mediave lokale, burri dhe gruaja Akash dhe Aishwarya janë të dy punonjës të kujdesit shëndetësor në një spital në Chengannur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë