Si pasojë e ndryshimit të masave ajrore nga të ftohta polare në masa ajrore të ngrohta oqeanike, vendi ynë do të karakterizohet nga moti i ngrohtë, por i lagësht.
Reshje të dendura shiu do të ketë në të gjithë ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat e thella malore priten reshje të konsiderueshme dëbore.
Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të tyre.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 6 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.