Sociale

Dëbora bllokon disa akse rrugore, ARRSH: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore

Gazeta Si - Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë.

Sipas ARRSH, në këto akse rrugore po pastrohet dëbora përmes shpërndarjes së kripës.Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

ARSSH bën thirrjen që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Ndërkohë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, bëhet e ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i i vranët në të gjithë territorin e intervale të shkurtra me diell.

Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në periudha të shkurtra kohore reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore priten reshje dëbore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë