Sociale

Shifrat në rritje/ 5 të vdekur, 154 raste të reja dhe 160 pacientë të shtruar

mjeke, i semur, shendet, spital, pacient, lajmet, gazeta si

Pesë pacientë kanë ndërruar jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese. Eugena Tomini nga ISHP bëri me dije se në këto 24 orë janë shtuar edhe 154 raste të reja dhe iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e këtij infeksioni.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 38 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40,” deklaroi Tomini, ndërsa theksoi se janë shëruar dhe 117 qytetarë në 24 orët e kaluar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1994
Durrës 510
Shkodër 304
Fier 180
Lezhë 176
Korçë 191
Vlorë 142
Kukës 140
Elbasan 155
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 51


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë