Sociale

Shifra të larta përsëri / 13 humbje jete dhe 737 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  k njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2  nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Ndërkaq janë konfirmuar pozitivr 737 persona.

"Janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës,
31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe,
4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin,
2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 414  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar," shkruan Ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8386
Durrës 1184
Elbasan 744
Fier 1204
Korçë 888
Vlorë 769
Shkodër 856
Lezhë 660
Berat 487
Kukës 325
Dibër 133
Gjirokaster 406


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë