Sociale

Shifra të larta me infeksion/3 të vdekur dhe 281 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.Ndërkohë janë kryer 1276 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

“Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 151 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 18 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Pogradec, 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë, 5 raste në Kavajë, Kamëz, 4 raste në Berat 3 në Devoll 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik, 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar,” thuhet më tej në njoftim.

Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të jenë vigjilent ndaj masave anti-Covid-19 dhe të drejtohen tek autoritetet shëndetësore.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3281

Durrës 653

Shkodër 452

Fier 383

Korçë 397

 Lezhë 338

Elbasan 279

Vlorë 233

Berat 191

Kukës 165

Dibër 84

Gjirokastër 77


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë