Moti

Shi e stuhi, moti përkeqësohet në të gjithë vendin

Ditën e premte moti në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës në jug dhe zonën qëndrore, ndërsa në veriun e vendit moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Por gjatë pasdites dhe në mbremje moti do të përkeqësohet në të gjithë vendin pasi do të përfshihet nga një sistem frontal, reshjet e shiut me stuhi me intesitet të lartë do të nisin në mbrëmje, fillimisht në zonën veri-perndimore. Pas mesnate dhe në orët e para të mëngjesit të dites se shtunë rreshjet do të intesifikohen me tej të përqëndruara ne veri perendim dhe jugperendim, ndërsa gjatë ditës së shtunë reshjet do të humbasin intesitet duke u spostuar në juglindje.

Temperaturat do të zbresin në zonat malore 10-19 gradë celsius, në zonën e ulët 16-22 gradë celsius dhe në zonën bregdetare 19-23 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë