Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të freskëta. Duke sjellë rreshej shiu dhe stuhi në vendin tonë gjatë fundjavës.
E Shtunë 14 Maj 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe ne zonat malore dhe zonat qëndrore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 11/26°C
Zona e ulët 11/28°C
Zona bregdetare 13/25°C
Kosova, e Shtunë data 14 Maj 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 23°C -24°C .
E Diel 15 Maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/24°C
Zona e ulët 12/27°C
Zona bregdetare 13/25°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.