Moti

Shi dhe stuhi, temperaturat ulen ndjeshëm. Të dielën, dëborë në Alpe

Vendi ynë po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme nga Europa veriore. Moti do të jetë i paqëndrueshëm me rreshje shiu dhe rrebeshe të herë pas hershme. Temperaturat do të jenë në rënie graduale. Meterologja e Gazetës "Si" shpjegon se ditën e premte zona qëndrore dhe jugore do të jetë me kthjellime dhe vranësira, ndërsa zona veri-perendimore do të jetë me reshje shiu dhe stuhi, ndërsa në mbremje reshjet do të prekin dhe zonën qëndrore. Temperaturat do të jenë:

Zona malore 14-27 gradë celsius.

Zona e ulët 17-31 gradë celius.

Zona bregdetare 19-30 gradë celsius. Ndërsa ditën e shtunë dhe të diel vend ynë do të përfshihet nga reshje shiu intensive në zonën veri-perëndimore dhe me pas dhe në jug dhe juglindje. Ditën e diel në mbremje parashikohet dhe reshje bore në Alpe për shkak të masave ajrore të ftohta nga Europa veriore jashtë stineës, kjo do të sjellë dhe rënie të temperaturave me 10-12 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë