Ka ndodhur

Sherri për tymin, 77-vjeçari vdes në spital pasi u godit me thikë nga fqinji

Gazeta Si - Një konflikt mes dy fqinjëve për ndezjen e një zjarri në oborrin e shtëpisë, ka përfunduar në tragjedi në Fier.

Haxhi Balla ka ndërruar jetë në spital këtë të enjte, pasi u godit me thikë nga fqinji i tij pas një mosmarrëveshjeje të çastit.

Ngjarja  ndodhi në fshatin Qënas, ku 39-vjeçari Armando Boriçi goditi me thikë babë e bir.

Mësohet se konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla, tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39-vjeçarit.

Sherri nisi fillimisht me fjalë e shpulla, ndërsa  përfundoi me goditjen e thikës nga ana e Boriçit ndaj Aleks e Haxhi Ballës.

Policia ndaloi autorin e ngjarjes, ndërsa u shoqëruan në spitalin e Fierit dy të lënduarit, por fatkeqësisht 77-vjeçari nuk arriti ti mbijetojë goditjeve të thikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë