Ka ndodhur

Fier, 39-vjeçari plagos me thikë pas një konflikti babë e bir

Gazeta Si - Një 39-vjeçar ka plagosur me thikë këtë të mërkurë babë e bir në Qënas të Fierit.

Autori i dyshuar me iniciale A.B., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë përkatësisht 77-vjeçarin me iniciale H.B., dhe 53-vjeçarin me iniciale A.B., të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuare në vendngjarje dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 39-vjeçarit në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë