Ana e errët

Sherri mes shitësve të dyshekëve. E rreh për klientin, përfundon i akuzuar për konkurrencë të paligjshme

Ka disa mënyra për të konkurruar, normalja është gara e ndershme. Por ka konkurrencë të paligjshme edhe përmes dhunës. Burimet e gazetës Si pohojnë se një 43 vjecar u vendos nën hetim pas sherrit me konkurrentin e tij. Të dy burrat sipas burimeve policore shesin dyshekë në rrugën Ferik Xhajko, në vendin e quajtur pranë Medresesë.
Burimet pohojnë se A.H u dyshua për konkurrencë të paligjshme qëlloi me grushte S.S vetëm pse në dyqanin e konkurrentit të tij hynin klientë. Në raport shërbimin e policisë shkruhet se të dy biznesmenët kërcënonin njëri-tjetrin, për falimentim të të ardhurave.
“A.H ka dyqan në këtë rrugë dhe afër tij një dyqan të tillë e ka edhe S.S që shet të njëjtin mall. A.H pretendon se pala tjetër i shkojnë shpesh në dyqan dhe i bëjnë presion se do ta falimentonin. Si biznes. Do të vijë dita që ti do ikësh dhe ne do të vrasim, i kanë thënë konkurrentit pala tjetër rivale në biznes.
I dyshuari justifikohet sipas burimeve të gazetës Si se kulmi i përplasjes është shënuar kur pala tjetër i vendosi duart në fyt dhe i kërkoi të largohej.
Por ndërkohë të kundërtën thekson S.S sipas të cilit, sapo në dyqanin e tij ka hyrë një klient A.H i ka kërkuar qytetarit të mos hynte në atë dyqan. "I tha klientit hajde bli tek dyqani im, e pieta pse veprove në atë mënyrë dhe mu përgjigj - sepse kalove në territorin tim. Ju përgjigja se territori është i bashkisë".
Në debat e sipër të dy kanë humbur qetësinë dhe biznesmeni A.H ka vrapuar sipas kallzuesit të marrë një hekur, një veprim i cili është denoncuar menjëherë në sallën operative.
Policia shkruan “u krye kqyrja e S.S, ku vërehen dëmtime në pjesën e ballit, në krahun e majtë. Shtetasi deklaron se ka dhimbje tek dhëmbët , tek nofulla dhe qafa. Bluza e tij është e grisur tek pjesa e qafës”.
Policia përshkruan sipas burimeve të gazetës Si se nga kqyrja e Dvd pasqyrohet konflikti mes të dy shitësve të dyshekëve, njëri prej të cilëve sipas ekspertëve nga përplasja humbi aftësinë për punë në masën e nëntë ditëve.
Në të dhënat e veprimeve hetimore theksohet se kryerja gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare e veprimeve të konkurrencës me anë të kërcënimit dhe dhunës është e dënueshme nga njëri deri në katër vjet. Ndaj njëri prej tyre do të përfundojë si i dyshuar për këtë vepër, ndërsa tjetri si viktimë e konkurrencës së paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë