Politike

‘Shërim të shpejtë Nanos’, Berisha, ftesë deputetëve: Basha mjeran dhe peng i Ramës

Gazeta Si - Ish-kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur menjëherë akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, duke e cilësuar si mjeran politik dhe peng të Edi Ramës. "Reagimi i tij u bë pas mbledhjes së grupit të deputetëve, në një konferencë për mediat.

"Se çfarë përfaqëson Basha, është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar. Ai përfaqëson mirëfilltas një peng të Edi Ramës, me qëllime të caktuara. Por pozitivja është se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se ai është pengu i Edi Ramës. Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin, janë të zbrazur nga çdo lloj integriteti moral, politik, etj. Pengu përfaqëson mjeranin, njeriun më të mjerë", tha Berisha.

Ndërsa bëri një ftesë publike për bashkim ndaj Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë demokratë, duke zbuluar dhe kryerjen e negociatave mes tyre mes dy grupimeve.

"Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim. Dhe nuk ka kush pse të ma dijë për nder se është partia e demokratëve. Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Edi Ramës. Çdo propozim që vjen nga ata që vendosin të punojnë mbi baza realiste për pajtimin dhe bashkimin, konsiderohet me seriozitet. Çdo propozim vlerësohet dhe konsiderohet me seriozitet të madh", deklaroi Berisha.

Ndërsa i uroi një shërim të shpejtë liderit historik të socialistëve Fatos Nano. "Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën. Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër. Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë", tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur menjëherë akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, duke e cilësuar si mjeran politik dhe peng të Edi Ramës. "Reagimi i tij u bë pas mbledhjes së grupit të deputetëve, në një konferencë për mediat. Se çfarë përfaqëson Basha, është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar. Ai përfaqëson mirëfilltas një peng të Edi Ramës, me qëllime të caktuara. Por pozitivja është se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se ai është pengu i Edi Ramës. Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin, janë të zbrazur nga çdo lloj integriteti moral, politik, etj. Pengu përfaqëson mjeranin, njeriun më të mjerë", tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë