Ngjarje

Stabilizohet gjendja e Fatos Nanos, mjekët: Ende nuk e ka kaluar rrezikun

Nga Gazeta 'SI' - Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është e stabilizuar, sipas mjekëve që po ndjekin trajtimin e tij. Gjithsesi bluzat e bardha vazhdojnë ta kenë në monitorim, pasi ende nuk e ka kaluar rrezikun.

Prej 9 ditësh i intubuar, ish-kryeministri Fatos Nano ka kaluar në gjendje jo të mirë shëndetësore. Mjekët e tij kanë treguar se i kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale në trake duke i vendosur një tub plastik, që po e ndihmon në furnizimin me oksigjen.

Dy vitet e fundit, gjendja e ish-kryeministrit socialist është përkeqësuar, por hera e fundit duket të jetë më kritike.

Të enjten e 24 gushtit 2023, Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Ndërkohë një ditë më parë, ai u nderua nga kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike. Në reagimin e tij në rrjete sociale për shëndetin e Nanos, kryeministri Rama shkroi se lutjet dhe mirënjohja e tij por dhe e të gjithë socialistëve shkojnë për të për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.

Fotoja e fundit ekzistente e ish-kryeministrit është ajo e 14 qershorit 2023, në përvjetorin e PS-së. Foton e publikoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla. “Gëzuar ditëlindjen, PS”, shkruante Balla në foton e publikuar në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë