Sociale

Shënohet viktima e 31 nga Covid-19 në vend, 16 raste të reja

Ndërron jetë një pacienti 71- vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” duke u bërë kështu viktima e 31 e Covid-19 në Shqipëri.

Pacienti nga Shkodra ishte në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hypertension dhe anemi kronike.

Më herët autoritetet njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 16 raste të reja me Covid-19 dhe janë shëruar 24 pacientë të prekur. Eugena Tomini nga ISHP, bëri me dije nga pacientët e  prekur vetëm 10 për qind e atyre që janë prekur janë të shtruar në spital.

“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 rast në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv,ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR  të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë,” shtoi Tomini.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, vijon:  

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 318 202
Shkodër 108 71
Krujë 102 9
Durrës 42 38
Fier 37 32
Kurbin 31  
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnjë 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 4 2
Mallakastër 1 1
Mat 1  

Tomini bëri me dije gjithashtu se situata është e kontrolluar pavarësisht luhatjeve ditore të numrave të të prekurve. Ekspertja e ISHP tha se në mënyrë që kjo gjendje të vazhdojë qytetarët duhet të respektojnë me rigorozitet masat e marra dhe nëse kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë numrin 127 dhe nëse kanë nevojë për informacion të telefonojnë në numrin 0800 40 40.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë