Kosova

Shefi i rajonal i UNMIK, agjent rus?! E kaluara e dyshimtë dhe roli i tij në trazirat e serbëve

Gazeta Si - Danilo Rosales Diaz, i cili është shef i Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë që nga viti 2016, është bashkëpunëtor i shërbimeve të inteligjencës ruse.

Ky është artikulli i botuar nga “The Geopost”, e cila bazon informacionin në kushte anonimiteti. Kjo media pretendon se informacionin e ka dhënë një zyrtar ndërkombëtar i cili punon në kuadër të UNMIK-ut në Prishtinë.

“The Geopost” mëson se Danilo Rosales Diaz ka qenë shumë aktiv dhe me ndikim në aksionet radikale të ndërmarra nga serbët gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, kur u ngritën barrikada në komunat veriore me shumicë serbe.

Një fotografi tregon praninë e tij në oborrin e stacionit policor në Mitrovicën e Veriut, pikërisht në kohën kur policët serbë po jepnin dorëheqje nga Policia e Kosovës, më 7 nëntor 2022.

Në këtë foto shihet shihet, Diaz është duke biseduar me disa persona, të cilët sipas burimeve të “The Geopost” kanë qenë zyrtarë të policisë serbe. Ndërsa makina e tij, një Toyota me targa të Kombeve të Bashkuara është parkuar pranë UN22724.

Të dhënat e siguruara thonë se Danilo Rosales Diaz gjatë kësaj dite ka monitoruar situatën, duke i siguruar serbët se do të kujdeset personalisht për të justifikuar heqjet e uniformave të policëve serbë së Kosovës në qarqet diplomatike të Kombeve të Bashkuara. Danilo Rosales Diaz, shërben në Kosovë si shef i Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë që nga viti 2016.

Më herët ai ka qenë punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nikaraguas. Nikaragua njihet si një nga shtetet aleate të Federatës Ruse.

Diaz ishte zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i Nikaraguas në Kombet e Bashkuara kur shefi i tij, Cesar Mercado, u gjet i vdekur në banesën e tij në Bronks, SHBA, më 23 shtator 2010. Vdekja e shefit të tij, i cili zëvendësoi Diaz, u klasifikua si një vrasje nga policia lokale amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë