Drejtësia

SHBA vlerëson garën për BKH: I bazuar në merita

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit si të drejtë dhe të bazuar në merita.

“SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, thuhet në reagimin e shkurtë të Ambasadës së SHBA.

Dy ditë më parë, ish-Kryeministri Sali Berisha që akuzonte përmes faqes së tij zyrtare në Facebook se në Byronë Kombëtare të Hetimit po emërohen militantë të Partisë Socialiste dhe persona me precedentë kriminalë, apo me lidhje me krimin.

“Emërohet BKH e partisë! Në përbërjen e saj: delinkuentë e lidhje të krimit. Kryetarë të PS e hajdutë hipotekash të shkarkuar për korrupsion, të përjashtuar nga policia emërohen nga Edvin Hajduti në BKH. 300 kandidatë që garuan u përjashtuan të gjithë për testin fizik pa asnjë transparencë”, shkroi Berisha.

Kryeministri e shoqërontë këtë koment me një mesazh të “qytetarit digjital”, ku renditen emrat e 23 fituesve në BKH.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë