Ngjarje

SHBA, vdekja e parë nga koronavirusi, këshillohet mos udhëtim në Itali

Një grua në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirusi duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik. Ata nuk dhanë shumë detaje ndërsa paralajmëruan një konferencë për shtyp më vonë gjatë ditës.
Zëri Amerikës bën të ditur se të premten Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e katërt me koronavirus për të cilat autoritetet thonë se nuk janë ende të qartë mbi mënyrën e infektimit të tyre.

Rasti më i ri u konfirmua në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet në Oregon njoftuan gjithashtu të premten për një pacient i cili sipas tyre dyshohet se mund të jetë bartës i virusit, dy rastet e tjera janë identifikuar në Kaliforni. Prej së shtunës herët në mëngjes në SHBA numërohen të paktën 67 raste të konfirmuara me COVID-19, pjesa më e madhe e të infektuarve janë pasagjerë të rikthyer në atdhe nga anija kruz “Diamond Princess”, e cila u vendos për disa ditë në karantinë në brigjet e Japonisë.

SHBA ka nxjerrë urdhrin për kufizimin e udhëtimeve për shtetasit që kanë udhëtuar drejt Iranit për 14 ditë. Zv.presidenti amerikan, Mike Pence tha se do të rrisin nivelin e këshillimit për udhëtimet në rajonet në Korenë e Jugut dhe Itali.

“Ne do të rrisim, në nivelin më të lartë këshillimor – i cili është Niveli 4 – duke këshilluar amerikanët: Mos udhëtoni në rajone specifike në Itali dhe Korenë e Jugut,” shtoi ai. “Ne po u bëjmë thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në zonat në Itali dhe zonat në Korenë e Jugut që preken më shumë nga koronavirusi.”


Ndërsa në Itali numri i viktimave ka shkuar në 29, ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 1049 persona nga të cilët 105 pacientë ne terapi intensive ku rajoni më i prekur mbetet Lombardia.
Koronavirusi u përhap të premten edhe në shtatë vende të tjera të botës duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të rrisë alarmin e rrezikut në nivelin më të lartë.

Meksika, Nigeria, Zelanda e Re, Lituania, Bjellorusia, Azerbajxhani dhe Islanda raportuan rastet e tyre të para me virus të premten. Tashmë numri i vendeve të goditura nga COVID-19 ka arritur në rreth 60.
Koreja e Jugut vendi i goditur pas Kinës, raportoi të shtunën numrin më të madh të të prekurve në një ditë, gjithsej 813 raste të reja. Kjo e rrit totalin e personave të prekur nga koronavirusi në 3.150. Irani konfirmoi 593 raste dhe 43 vdekje, numri më i lartë i vdekjeve jashtë territorit kinez. Ndërsa në Kinë mësohet se ka 2835 vikimta dhe se numri total i të prekurve është 79.251, duke patur një shtim të numrit të prekurve në 427. Ndërsa numri i të vdekur gjatë ditë së premte që u regjsitrua sipas mediave ishte 45 në Ëuhan dhe 1 një në Pekin dhe në provicnën Henan, në total 47. Në të gjithë botën, virusi ka vrarë më shumë se 2.900 persona, ndërsa rezultojnë mbi 85 mijë raste personash të infektuar prej tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë