Kosova

ShBA-të rrisin presionin ndaj Serbisë, Blinken paralajmëron Vuçiç për pasojat

Gazeta Si - Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrisin presionin ndaj Beogradit për të mos tensionuar situatën e krijuar pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku më 24 shtator nga serbët në Banjskë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, nga i cili është paralajmëruar për masa ndëshkuese “nëse nuk sillen siç duhet”. Vuçiçi e ka përshkruar bisedën me Blinkenin si jo të lehtë dhe të gjatë. Dhe ka thënë se nuk ka rënë dakord për gjithçka.

“Nuk është bisedë e lehtë me Blinkenin, për disa gjëra ramë dakord, për disa jo. Nevojitet shtensionim, rol më i madh i KFOR-it. Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë rol, ne do të donim që të ishte ekskluziv, sidomos në veri.

Mohova të pavërteta që thonë se kemi shkallën më të lartë të gatishmërisë të ushtrisë sonë. Unë nuk kam nënshkruar dhe nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur, veçanërisht lidhur me sovranitetin e Kosovës”, - ka thënë presidenti i Serbisë. Ai shtoi se ka prova të forta se "dy prej sulmuesve të armatosur u likuiduan".

Vuçiçi shton se se sekretari amerikan ka folur edhe për masat e mundshme “nëse nuk sillen siç duhet”. “I thashë ti je fuqia. Unë jam kundër kësaj. Duhet t'i përmbahemi të vërtetës”, - ka thënë ai. Sipas mediave serbe, Vuçic ka qenë dakord për të shtuar trupat e KFOR në veri të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë