Ngjarje

SHBA, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike po shihet si rruga e arritjes së marrëveshjes paqësore mes dy vendeve.
Kjo e ka shtyrë deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverisw sw SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.
Jacobsson i cili njeh zhvillimet në Ballkan vlerëson se në procesin drejtë paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po luan rol të rëndësishëm.

Përmbajtja e plotë e dokumentit:
“Nominim për Çmimin Nobel për Paqe

Në fund të viteve 1990, Evropa ishte goditur nga një luftë e përgjakshme në të cilën pjesë të ndryshme të ish Jugosllavisë po luftonin me njëra-tjetrën në baza etnike dhe fetare. Pasi përfundoi lufta, ka qenë e vështirë që të gjendet një mënyrë që do të çonte në pajtim, gjë e cila vërehet në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Padrejtësitë historike dhe hidhërimi i thellë i individëve e kanë bërë të vështirë kalimin nga një paqe e ftohtë në një paqe të ngrohtë me njohje të plotë dhe marrëdhënie që funksionojnë.

“Në vitet e fundit, ka pasur situata ku ne të cilët i përcjellim zhvillimet në Ballkan jemi brengosur se mund të ketë konflikte të reja. Prandaj është shumë me rendësi të shohësh se Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij, bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë, kanë avancuar në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike”.

“Tregtia dhe komunikimi janë disa prej shtyllave më të rëndësishme për të kaluar nga një paqe e ftohtë në një paqe të ngrohtë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, tregtia dhe marrëdhëniet e hapura personale do të hapnin rrugën për një marrëveshje të ndërsjellë paqësore në të cilën Serbia mund ta njohë Kosovën, me çka do t’i jepej fund këtij konflikti të gjatë”.

“Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi I rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e nominimit. Magnus Jacobsson/Kosova TV/


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë